Ka gjithnjë opsione të ndryshme kur bëhet fjalë për të blerë një smartphone të ri.

Çfarëdo që të jetë – një iPhone, Galaxy Note 8, Pixel të Google apo telefonin Essential të Andry Rubin… me asnjë prej këtyre modeleve nuk do të gaboni!

Ja se cilët janë telefonat më të mirë që mund të blini në këtë moment:

Numri 5: OnePlus 5 nuk ka disa funksione Premium si karikimin wireless dhe skanimin e irisit të syve. Por për 479 dollarë është vërtet i leverdishëm. Kushton 220 dollarë më pak se modeli bazë i iPhone 8.

Numri 4: Essential ka një kapak të përbërë prej titani që e mbron kundër goditjeve. Modeli bazë nis nga 699 dollarë.

Numri 3: Google Pixel & Pixel XL. Në ndryshim nga S8, Pixel ka një sistem Android “të pastër”, gjë që do të thotë se është i thjeshtë dhe i lehtë në përdorim. Pixel ka një ndër fotokamerat më të mira që mund të gjeni tek smartphone. Modeli bazë kushton 649 dollarë. Pixel 2, i cili do të dalë më 4 tetor, do të ketë një përmirësim të ndjeshëm të parametrave.

Numri 2: Samsung Galaxy Note 8 – Note 8 është smartphone më i bukur i disponueshëm. Ekrani zë thuajse gjithë pjesën e përparme. Sistemi Android është pasuruar me funksione të reja. Samsung është i pajisur me skanerin e Irisit për ta zhbllokuar telefonin me sy. Telefoni kushton 929,99 dollarë.

Numri 1: iPhone 8 & 8 Plus. Sistemi iOS e bën iPhone 8 një telefon pa precedentë. Ka përmirësime të procesorit. Telefoni mund të karikohet nëpërmjet wireless. iPhone 8 kushton 699 dollarë, ndërsa iPhone 8 Plus 799 dollarë.

Burimi: Business Insider, marrë nga "Monitor"