Smartwatch i Samsungut, mat edhe presionin e gjakut

20/06/2020 - 22:29

Smartwatchi i Samsung tashmë mund të masë edhe presionin e gjakut. Lajmin e bëri të ditur vetë kompania e cila paraqiti aplikacionin Samsung Monitor Health që ilejon orës ”Galaxy Watch Active2” të tregojë presionin e gjakut të përdoruesit.

Për momentin, ky aplikacion është në dispozicion vetëm në Korenë e Jugut, por më vonë, mund të mbërrijë dhe tek të tjerë. Për të matur tensionin, përdoruesit në fillim duhet të sinkronizojnë orën inteligjente me një matës tradicional.

Pasi të kenë mbaruar, ora do të përdorë sensorin e rrahjeve të zemrës për të përcaktuar presionin e gjakut. Aplikacioni i Samsung për të monitoruar shëndetin do të bëjë gjithashtu të mundur edhe realizimin elektrokardiogramës, një funksion që gjendet tashmë tek Apple Watch.

Elektrokardiograma do të jetë në dispozicion në tremujorin e tretë, përmes një përditësimi, por edhe në këtë rast, fillimisht risia do të jetë e kufizuar për personat në Korenë e Jugut.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Analistët e industrisë teknike bëjnë të ditur se iPhone 12 do të jetë më i shtrenjtë se iPhone 11.

Apple ka prezantuar disa javë më parë versionin më të ri të sistemit operativ IOS 14 për iPhone dhe iPad.

Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitamin

Whatsapp është padyshim aplikacioni më popullor i mesazheve, me 1.5 miliardë përdorues aktiv të përditshëm.

TikTok njoftoi se do të ndalojë së ofruari aplikacionin në Hong Kong pasi rajoni miratoi një ligj të sigurisë kombëtare që i jep fuqi të

Kompanitë si Coca-Cola, Adidas, Ford dhe Lego po bojkotojnë Facebookun këtë muaj, duke tërhequr reklama nga rrjeti social në Shtetet e Ba

Nga sot, mesazhi “vini një maskë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19” do t’i shfaqet kujtdo në Facebook dhe

Më shumë se 400 marka të njohura, përfshirë ikonat globale si, Coca-Cola, Adidas dhe Starbucks, pritet të largojnë reklamat e tyre nga gj

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka humbur 7.2 miliardë dollarë pasi disa kompani hoqën reklamat nga rrjeti i Facebook Inc.

Një nga masat më të mira parandaluese për përhapjen e koronavirusit është larja plotësisht dhe rregullisht e duarve për të paktën 20 seko