SnapChat do blihet për 30 miliardë dollarë nga Google?

Postuar: 04/08/2017 - 21:14

Snapchat, zyrtarisht i quajtur Snap Inc., u bë IPO herët në mars të këtij viti. Kompania u bë publike dhe tani do të ketë kapitalin e publikut për t’i dhënë mbështetje financiare.

http://ads.balkanweb.com/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=36&loc=http%3A%2F%2Fbalkanweb.com%2Fsite%2Fgoogle-do-ta-bleje-snapchat-per-30-miliarde-dollare%2F&referer=http%3A%2F%2Fbalkanweb.com%2Fsite%2F%3Fv%3D7&cb=18e135aff8Megjithatë, një raport i ri nga Business Insider thotë se Google gojarisht e diskutoi blerjen e Snapchat me drejtorin dhe themeluesin e Snap Inc. Evan Spiegel.

Oferta ishte për 30 miliardë dollarë dhe diskutimet ndodhën shumë përpara se kompania të depozitohej për IPO: në fillim të vitit 2016. Oferta e Google ishte me sa duket ende në tryezë edhe pasi Snap Inc. u bë kompani publike. Sigurisht, Spiegel nuk u lëkund, ai nuk donte ta shiste gjigantin që e ka krijuar.

Në fakt, vetëm ai dhe Snap Inc. bashkë-themeluesi Bobby Murphy janë të vetmit që mund të marrin vendime të mëdha për kompaninë, kështu që mbështetësit publikë nuk kanë ndonjë fjalë për këtë, edhe nëse dëshirojnë, raporton tg.

Edhe pse Snap i tha Business Insider se “këto thashetheme janë të rreme” dhe Google nuk pranoi të komentojë, kjo pjesë e lajmeve goditi çmimin e aksioneve të Snap Inc. me 2.3% sot pas javëve të rënies së vazhdueshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

WhatsApp ka njoftuar përdoruesit e tij se shumë shpejt do të jetë e mundur që ata të përdorin aplikacionin komunikativ edhe për të shpërn

   Apple është gati t'i thotë lamtumirë përgjithmonë Touch ID, sistemi i njohjes së gjurmëve dixhitale që shërben për të zhbllokuar një i

   Rrjeti social më i madh, Facebook ka shfaqur probleme gjatë ditës së sotme.

Telefonat e zgjuar apo smartphone-t siç njihen ndryshe, kryefjala e fundit e teknologjisë, janë përqafuar vitet e fundit nga pjesa dërrmu

   WhatsApp po ndërton një shërbim të ri, i cili do të jetë krejtësisht i pavarur nga versioni normal i këtij aplikacioni.

   Messengeri i Facebook -ut ka një opsion të fshehur, shumë më të mirë nga ky që njohim të gjithë.

Me përditësimin për shfletuesit e Chrome dhe Opera, është e mundur të shihni se kur emaili që keni dërguar Gmail është i hapur dhe i lexu

   Raketat “supersonike” mund të nisin Luftën e Tretë Botërore nëse kombet e fuqishme shfaqin tendenca dhune, paralajmërojnë ekspertët.

Google ka prezantuar kufjet e reja të quajtura Pixel Buds, të cilat janë të dizajnuara që të punojnë më së miri me smartfonët e rinj, Goo

Ka gjithnjë opsione të ndryshme kur bëhet fjalë për të blerë një smartphone të ri.