Studimi amerikan: Mediat sociale thellojnë vetminë

02/03/2019 - 11:10

Supozohej të bënin të kundërtën, por mediat sociale si “Twitter”, “Facebook” apo “Pinterest”, po bëjnë që gjithnjë e më shumë njerëzit të ndjehen të vetmuar.

Sipas psikologëve amerikanë, që kanë hartuar një raport mbi këtë temë, më shumë se dy orë qëndrimi në mediat sociale në ditë, dyfishojnë shanset që një person të përjetojë izolimin social. Raporti pretendon se ekspozimi ndaj përfaqësimeve ideale të jetëve të personave të tjerë, mund të shkaktojë ndjenja zilie.

Studimi po ashtu, është ndalur edhe tek përdoruesit e “Instagram”-it, “Snapchat”-it dhe “Tumblr”. “Ne nuk e dimë ende se kush vjen e para, përdorimi i medias sociale apo izolimi social i perceptuar”, thonë autorët, por është e mundur sipas tyre që të rinjtë, që fillimisht ndjehen të izoluar shoqërisht, t’i kthehen medias sociale. Ose, mund të ndodhë që përdorimi i tepruar i medias sociale prej tyre të çojë në ndjenjën e izolimit nga bota reale.

Teoritë në raport sugjerojnë se sa më shumë kohë që një person kalon online, aq më pak kohë mbetet për ndërveprimin në botën reale. Përdoruesit mund të ushqejnë po ashtu ndjenjat e përjashtimit, për shembull nëse janë duke parë foto të miqve që kënaqen në një event në të cilin ata nuk janë ftuar.

Ekipi i kërkuesve ka anketuar rreth 2 mijë të rritur, të moshave nga 19 deri në 32 vjeç për përdorimin e medias sociale. Sipas tyre, ky raport është i rëndësishëm për studimin e problemeve të shëndetit mendor dhe izolimit social që janë në nivele epidemike mes të rriturve.

Ne jemi krijesa sociale, por jeta moderne po tenton të na ndajë në vend që të na bashkojë, thonë kërkuesit. Pavarësisht se mund të duket sikur media sociale përbën një mundësi për të mbushur boshllëkun social, ky studim sugjeron se ajo mund të mos jetë zgjidhja për të cilën njerëzit shpresojnë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Instagram nisi testimet në Shtetet e Bashkuara për një funksion ku përdoruesit mund të blejnë produkte direkt nga rrjeti social.

Apple ka surprizuar sërish pasi së shpejti do të ketë një tjetër shumëllojshmëri emoji-sh në çdo celular iPhone me përditësimin e ri “iOS

Të heqësh dorë nga rrjeti social Facebook, edhe ta mendosh duket e vështirë, aq më tepër ta zbatosh.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka dënuar Francën dhe Greqinë për trajtimin e tyre ndaj migrantëve, në dy raste të veçanta.

MWC 2019 është në zhvillim e sipër në Barcelonë dhe shumë prodhues kanë përdorur konferencën për të paraqitur teknologjinë e tyre të fund

Facebook vijon të mbetet rrjeti social më i përdorur në Shqipëri.

Gjatë vitit 2019, aplikacioni mjaft popullor i komunikimit, WhatsApp, do të pajiset me disa funksione të mrekullueshme.

Nëse ju bën të mos ndiheni rehat, ju mund të ndaloni aplikacionin Facebook të gjurmojë vendndodhjes tuaj plotësisht ose ta lejoni vetëm k

Kompania Microsoft ka njoftuar të mërkurën se do të ofrojë shërbimet e saj për siguri kibernetike, AccountGuard, në 12 tregje të reja në

Modelet e reja të “Samsung Galaxy” janë prezantuar sot në 4 versione S10, duke festuar edhe 10 vjetorin e këtij modeli.