Studimi i ri mund t’ju bëjë të largoheni nga Facebook

02/02/2019 - 18:17

Pavarësisht gjithë skandaleve që kaloi vitin e kaluar, ja ku jemi sot ende në Facebook ku miliona njerëz shpenzojnë të paktën një orë në ditë në rrjetin social.

Mbase për një arsye të thjeshtë: kemi krijuar varësi. Dëshironi të ndiheni më mirë? Fshijeni Facebook. Një studim i ri shkon më tutje, na tregon përfitimet që do të kemi nga mbyllja e Facebook.

Studimi quhet The Welfare Effects of Social Media dhe është përpiluar nga hulumtuesit e Stanford dhe NYU. Është një prej hulumtimeve me të vlerësuara për median sociale dhe atë çfarë ndodh kur largohemi prej tyre.

Duke u larguar nga rrjetet sociale njerëzit bëhen më pozitivë, më subjektivë, forcojnë vëmendjen dhe shpenzojnë më shumë kohë me miqtë dhe familjen. Hulumtuesit rekrutuan 2,844 përdorues të Facebook dhe më pas u kërkuan gjysmës prej tyre të ç’aktivizojnë llogaritë për një muaj.

Gjatë kësaj kohe i kontrollonin vazhdimisht dhe komunikonin me SMS për ti pyetur sesi ndiheshin. Ç’aktivizimi shkaktoi përmirësime të gjendjes së tyre psikologjike. Ata ishin më të lumtur, më pak depresivë, ndienin më pak ankth dhe ndjenin kënaqësi më të madhe.

Përdoruesit të cilët u bën pjesë e studimi arritën të shkëputeshin nga Facebook plotësisht edhe pas përfundimit të tij, njofton PCW.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Çfarë ndodh në një minutë brenda rrjetit të internetit?

Shumë të njohur kritikuan rrjetin social Instagram, pasi humbën miliona ndjekës nga llogaritë e tyre.

Rrjeti social Facebook, do të vendosë të tjera kufizime sa i përket publikimit të imazheve.

Pesëmbëdhjet vjet më parë Mark Zuckerberg hapi rrjetin social "Facebook", duke mos e ditur se do të bëhej rrjeti më i madh shoqëror në bo

“Facebook” thotë se ka fshirë pothuajse 800 faqe, grupe dhe llogari të koordinuara, joautentike të drejtuara nga Irani, që ishin pjesë e

Kompania gjigande “Apple” ka lënë të kuptohet se shumë shpejt “iPhone”-t do të bëhen më të përballueshëm në çmim.

Opsioni i "WhatsApp" për të fshirë mesazhet u vendos në vitin 2017.

Facebook pritet të forcojë rregullat dhe masat mbrojtëse në lidhje me reklamat politike, “për të parandaluar ndërhyrjen e huaj” në zgjedh

Facebook planifikon të shkrijë WhatsApp, Instagram dhe Messenger, ka njoftuar gjigandi i teknologjisë.