Apple ka surprizuar sërish pasi së shpejti do të ketë një tjetër shumëllojshmëri emoji-sh në çdo celular iPhone me përditësimin e ri “iOS 13”.

Do të jenë 230 ikona të reja që janë krijuar për t’u publikuar në vitin 2019.

Kështu, rreth 171 emoji do të bazohen tek gjinia dhe ngjyra e trupit të njerëzve, ndërsa të tjerat do jenë simbole që i kanë kërkuar fansat prej kohësh.

Njoftimi është zyrtar dhe do të ketë një shumëllojshmëri ikonat dhe për njerëzit me aftësi të kufizuara.