TikTok do të bllokojë përdoruesit italianë, kushti që duhet të plotësojnë për përdorimin e aplikacionit

03/02/2021 - 15:43

Rrjeti social TikTok ka marrë vendimin që të bllokojë të gjithë përdoruesit italianë. Duke nisur nga 9 shkurti, të gjithë do të jenë të detyruar të japin sërish të dhënat e tyre para se të vazhdojnë të përdorin aplikacionin. 

Sapo të identifikohet një përdorues nën moshën 13 vjeç, llogaria e tij do të mbyllet. Për të qenë të sigurtë në lidhje me këtë, është vendosur që kompania të vlerësojë gjithçka nëpërmjet inteligjencës artificiale.

Pas ndërhyrjes së Garantuesit, nga 25 janari TikTok ka parashikuar futjen direkt në aplikacionin e një butoni që lejon përdoruesit të raportojnë nëse janë nën 13 vjeç. E gjithë kjo do të jetë shtesë e masave aktuale ekzistuese.

Kujtojmë se një 10-vjeçare, e identifikuar si Antonella i dha fund jetës duke bërë një sfidë në TikTok.

Vajza vdiq në një spital në Palermo pasi u gjet nga motra e saj pesë vjeçare në tualetin e familjes me telefonin e saj celular që u konfiskua nga policia.

TikTok, që është në pronësinë e kompanisë kineze “ByteDance”, tha se nuk kishte mundur të identifikonte asnjë përmbajtje në site-n e tij që të kishte inkurajuar vajzën të merrte pjesë në ndonjë sfidë, por po ndihmon autoritetet në hetimin mbi nxitjen e mundshme të vetëvrasjes.

“Siguria e komunitetit të TikTok është prioriteti ynë absolut. Për këtë arsye ne nuk lejojmë asnjë përmbajtje që inkurajon dhe promovon sjellje që mund të jenë të rrezikshme”- tha një zëdhënës i TikTok.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zoom përfundoi një vit që e shtyu atë nga një aplikim për video-konferenca në një mjet në jetën tonë profesionale, shkollore dhe shoqëror

Kompania Xiaomi njoftoi zyrtarisht specifikimet e pajisjes së saj të re + Redmi K40 Pro, e cila u rendit si telefonët më të mirë për këtë

Prodhuesi suedez i automjeteve Volvo thotë se do të shesë vetëm vetura elektrike deri në vitin 2030, duke hequr të gjitha opsionet me naf

Në vitin 2025 pritet të fillojë puna për hotelin e parë hapësinor në orbitë.

Nëse jeni një person që nuk iu del kurrë memoria në telefon, Apple duket se mund t’ju vijë në ndihmë.

Kompania kineze ka në plan të prodhojë automjete elektrike nën markën e vet dhe mund të nisë disa modele këtë vit.

Në një raport të fundit thuhet se Samsung do të prezantojë një laptop Windows 10 me procesor Exynos dhe kartë grafike AMD.

Kompania Facebook premtoi të mërkurën të investojë të paktën 1 miliard dollarë në mbështetje të gazetarisë gjatë tre viteve të ardhshme n

FX3 mund të regjistrojë pamje 4K me marrjen e mostrave me ngjyra 10-bit 4: 2: 2 ose të nxjerrë video RAW 16-bit mbi portën e tij me madhë

Kur Apple njoftoi se pritej që  iPhone 12 do të mbështeste standardin e të dhënëve pa tel 5G, të gjeneratës së ardhshme, analistët prisni