"Toyota" tërheq nga tregu 200 mijë makina për shkak të një defekti

05/02/2018 - 07:41

Gjigandi japonez i prodhimit të automjeteve, "Toyota", do të tërheqë nga tregu rreth 200 mijë makina në Kinë, pasi këto automjete rezultuan me probleme në airbag.

Në një njoftim nga administrata kineze, është theksuar se vetëm modelet "New Highlander", "Levin", "Levin hybrid" dhe "Corolla hybrid" të prodhuar mes muajve maj 2015 dhe shkurt 2016, janë me defekt në airbag.

Duke filluar nga data 10 shkurt, kompania do të tërheqë automjetet difektoze nga tregu, dhe do t’i ndërrojë pjesët problematike pa asnjë lloj pagese.

Defekti në airbag është mjaft i rrezikshëm përsa i përket sigurisë së shoferit, ndaj dhe masa për tërheqjen e këtyre automjeteve u mor menjëherë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Facebook ka njoftuar se miliona fjalëkalime të përdoruesve të Instagram kanë qenë të ekspozuara në serverat e saj.

Kompanitë Apple dhe Google kanë larguar aplikacionin TikTok nga lista e tyre, i cili u mundëson përdoruesve që të krijojnë dhe shpërndajn

“Facebook” mund të transformojë rrënjësisht mënyrën se si përdoruesit bashkëveprojnë me postimet e tyre në këtë platformë.

Rrjetet më të përdorura socialse si Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë shfaqur sot probleme në të gjithë botën.

Rrjeti social "Whatsapp" i ka dhënë zgjidhje një problemi që shkaktonte bezdi për këdo.

Rrjeti më i madh social do të preket nga ndryshime të tjera.

Zëri anonim i industrisë teknologjike, "Mr White", ka vazhduar historinë e tij të gjatë të rrjedhjes së produkteve të Apple, duke zbuluar