Treni i parë pa shofer nis udhëtimin, ecën me 350 km/h

08/01/2020 - 15:07

Teksa vijon puna për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin 2022, Kina ka shënuar një tjetër moment historik; ndërtimin e një hekurudhe të shpejtësisë së lartë, me trenin që nuk ka makinist për ta drejtuar.

Linja e re ka një gjatësi prej 108 kilometrash dhe lidh kryeqytetin me qytetin pritës të Lojërave Olimpike, Zhangjiakou. Hekurudha është vënë menjëherë në shërbim të qytetarëve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit midis të dy qytetëve nga tre orë në 47 minuta. Treni mund të kapë një shpejtësi që shkon deri në 350 kilometra në orë dhe është i pari në botë që udhëton pa shofer.

Për ndërtimin e tij janë dashur 4 vite. Udhëtimi do të ndalet në 10 stacione, përfshirë Badaling Chang Cheng, seksioni më i njohur i Murit të Madh të Kinës. Linja e re hekurudhore filloi punën më 30 dhjetor, me trenin e parë që shkonte nga Stacioni Hekurudhor i Pekinit në Veri deri në Stacionin hekurudhor Taizicheng.

Biletat variojnë nga RMB77 (11 dollarë) deri në RMB231 (33 dollarë) për një tren normal me shpejtësi të lartë dhe RMB90 (12 dollarë) deri në RMB270 (38 dollarë) nëse udhëtoni me një tren të zgjuar. Biletat për trenat inteligjentë duhet të rezervohen dy ditë para.

Karrocat janë të pajisura me sinjale 5G, ndriçim inteligjent dhe 2.718 sensorë për të mbledhur të dhëna në kohë reale dhe për të zbuluar ndonjë anomali operative. Ndërkohë, çdo vend individual ka panelin e tij të kontrollit me ekranin me prekje dhe vend për të karikuar telefonin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një hile në Instagram ju lejon të shihni se sa njerëz i ruajtën fotot tuaja.

Shumë pak smartphone të rinj u prezantuan këtë vit në CES 2020 dhe kjo pasi eventi i vërtetë dedikuar kësaj kategorie nuk ka mbërritur en

Aksidentet rrugore shkaktojnë vdekjen e 1.3 milionë personave dhe plagosjen e 10 milionë të tjerëve çdo vit.

Përdorimi i një aparati të vjetër celular mund të përbëjë rrezik për ju.

WhatsApp-i duket se është tërhequr nga plani për përdorimin e reklamave në aplikacion.

Shefi i gjigantit Amazon, Jeff Bezos shpalosi sot një projekt investimi në Indi, duke e konsideruar një pikë kyçe në zhvillimin e tregëti

Kompania “Apple” mund të detyrohet nga rregullat e reja të BE-së për të ndryshuar fishin e karikuesit.

Postimet 24 orëshe (Story-t) në Instagram prej vitit 2016 janë bërë një nga opsionet më popullore të këtij rrjeti social.

Është një nga sistemet operative kompjuterike më popullore, por si çdo gjë tjetër, edhe Windows 7-s i erdhi fundit.

Facebook do të ndryshojë look brenda pranverës, në versionin për kompjuter dhe do të jetë edhe një "dark mode", që lodh më pak shikimin.