Twitter-i fshin rreth 6 mijë llogari saudite

20/12/2019 - 22:30

Rrjeti social Twitter ka identifikuar dhe hequr rreth 6 mijë llogari që thotë se ishin pjesë e një përpjekje të koordinuar nga agjenci dhe individë që përfaqësojnë qeverinë saudite në funksion të zgjerimit të interesave të tyre gjeopolitike.

Në një postim të premten, përfaqësues të Twitter-in shkruanin se llogaritë e hequra përmbanin mesazhe tejet në favor të autoriteteve saudite dhe synonin kryesisht një “pëlqimin falë një qasje agresiv, rishpërndarjen e mesazhit si dhe përgjigje”.

Shumica e postimeve publikohej në gjuhën arabe. Sipas Twitter-it postimet i jepnin gjithashtu një shtytje diskutimeve në lidhje me sanksionet ndaj Iranit si dhe daljeve të zyrtarëve të qeverisë saudite në mediat perëndimore.

Zhvillimet më të fundit me fushata në mediat sociale të mbështetura nga shteti, vijnë ndërsa kompanitë e teknologjisë kanë rritur përpjekjet për të adresuar çështjen e informacionit të rremë në platformat e tyre, përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane që mbahen vitin e ardhshëm.

Përpjekjet pasojnë gjetjet se rusët kanë mbështetur financiarisht me mijëra reklama të rreme politike gjatë zgjedhjeve të 2016 me qëllimin për të mbjellë mosmarrëveshje mes amerikanëve.

Njoftimi i Twitter-it nënvizon faktin se shqetësimet për informacione të rreme nuk janë të kufizuara në SHBA e Rusi.

“Qeveritë kanë filluar fushata ndikimi në të njëjtën mënyrë sikurse kompanitë tregtare nisin fushatat për të shitur pluhur larës apo makina”, thotë James Ludes, një ekspert për mbrojtjen kombëtare.

Ai thotë se përpjekjet ruse në vitin 2016 treguan se ishte tejet e mundur që “të ndryshohen qëndrimet e publikut përmes përdorimit të qëllimtë të medias sociale”.

Ndërsa përpjekjet për të çrrënjosur këto lloj fushatash mund të duket si një lojë për të fshehur përhapjen reale të problemit, zoti Ludes thotë se kompanitë po dëshmojnë përparim në ndërmarrjen e hapave për të identifikuar dhe çrrënjosur fushatat e manipulimit të drejtuara nga fuqitë e huaja./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

WhatsApp edhe më parë ka ndërmarrë hapa për të luftuar lajmet e rreme në aplikacionin e saj të mesazheve, siç është markimi i mesazheve q

Një raport i fundit për iPhone-n e ardhshëm thotë se telefoni do të ketë një kamër të pasme 3D.

Gazeta e Spitalit Infektiv (JHI) këshillon se koronavirusi mund të jetë në smartphonet tanë të cilët gjithashtu duhet të pastrohen pasi i

Google Translate është platforma më e përdorur nga lundruesit e internetit që kërkojnë një përkthim të shpejtë në dhjetëra gjuhë të ndrys

Twitter kërkoi nga punonjësit e tij të punojnë nga shtëpitë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare Larry Tesler, personi që shpiku opsionin e “copy-paste” në kompjuter.

YouTube ka festuar 15-vjetorin e krijimit.

Kompania amerikane “Apple” ka njoftuar se për shkak të gjendjes së emergjencës në Kinë nga koronavirusi, të ardhurat e saj do të jenë të

Me ndërrimin e dhjetëvjeçarit edhe kompania “Samsung” ka vendosur nga modeli S10 të kalojë tek S20, një telefon që do të ndryshojë fotogr

Gjykata e rrethit Tagansky në Moskë vendosi një gjobë prej katër milion rublash (rreth 58,000 euro) ndaj Facebook dhe Twitter.