Twitter, masa shtrënguese për terrorizmin

30/12/2015 - 20:13

Twitter merr masa të reja shtrënguese mbi përmbajtjet e dhunshme, urrejtje apo thirrje për terrorizmin. Mikroblogu, për të cilin viti 2015 është viti i luftës kundër abuzimeve në platformën e saj, bën të ditur një tjetër përditësim të rregullave.

Me këto rregulla të reja, Twitter do të pezullojë çdo llogari që nxit urrejtje. Përdoruesit e platformës nuk mund “të promovojnë dhunën kundër një personi apo ta sulmojë drejt për drejtë e të kërcënojë persona të tjerë në bazë të rracës, etnisë, kombësisë, orientimit seksual, seksit, identitetit seksual, fesë, moshës, paaftësisë apo sëmundjes”.

Mikroblogu specifikon edhe se “kërcënimi e dhunës” që mund të jenë subjekt i një bllokimi të përkohshëm, apo pezullim të një llogarie, do të përfshijnë edhe “intimidimin apo nxitjen e terrorizmit”. 

Përditësimi, shpreson Megan Cristina, drejtoresha për sigurinë në Twitter, thekson “se Twitter nuk do të tolerojë sjelljet që do të shqetësojnë, intimidojnë apo frikësojnë një person tjetër për të heshtur”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

WhatsApp-i duket se është tërhequr nga plani për përdorimin e reklamave në aplikacion.

Shefi i gjigantit Amazon, Jeff Bezos shpalosi sot një projekt investimi në Indi, duke e konsideruar një pikë kyçe në zhvillimin e tregëti

Kompania “Apple” mund të detyrohet nga rregullat e reja të BE-së për të ndryshuar fishin e karikuesit.

Postimet 24 orëshe (Story-t) në Instagram prej vitit 2016 janë bërë një nga opsionet më popullore të këtij rrjeti social.

Është një nga sistemet operative kompjuterike më popullore, por si çdo gjë tjetër, edhe Windows 7-s i erdhi fundit.

Facebook do të ndryshojë look brenda pranverës, në versionin për kompjuter dhe do të jetë edhe një "dark mode", që lodh më pak shikimin.

Pas një viti të vështirë, shitjet e makinave në kompanitë e prodhimit të makinave Daimler dhe Audi u rritën nga fundi i vitit 2019, ku të

Duke filluar nga 1 shkurti, përdoruesit e smartfonëve me versionet më të vjetra të programeve iOS dhe Android, nuk do të jenë më në gjend

Teksa vijon puna për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin 2022, Kina ka shënuar një tjetër moment historik; ndërtimin e një

Nga atmosfera mund të parashikohen tërmetet.