Twitter përditëson aplikacionin për të nxjerrë në pah aktivitetet si Kupa e Botës

14/06/2018 - 08:08

Twitter lajmeroi ditën e mërkure se do të aplikojë disa ndryshime për të vënë theksin tek Kupa e Botës, tërmetet, dasmat mbretërore dhe zgjedhjet.

Prej vitesh Twitter është përpjekur të joshë përdoruesit duke vendosur theksin tek aktivitetet, lajmet e shpejta dhe transmetimet live ndryshe nga Facebook.

Rrjeti social i mikroblogimit tha se tani e tutje do të lajmërojë përdoruesit përmes aplikcionit mobile në momentin që po mbahet një aktivitet që mund tu interesojë.

Njoftimet shfaqen në krye të timeline të Twitter e cila është edhe zemra e shërbimit. Duke klikuar këto njoftime, përdoruesit do të dërgohen tek një përzgjedhje cicërimash, fotosh dhe videosh lidhur me temën, shkruan PCW.

Ditën e Marte aksionet e Twitter prekën vlera rekord prej 44.33 dollarësh, më e lartë në tre vitet e fundit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rrjeti social Facebook ofroi gjatë këtyre orëve të fundit më shumë informacion rreth hakimit të muajit të kaluar.

Facebook njoftoi të enjten mbylljen e 559 faqeve dhe 251 profileve që nuk kanë respektuar rregullat e tij kundër spam, përfshirë ”kompani

Samsung ka prezantuar versionin Galaxy A9, i pari smartphone që ka kamera me katër lente.

Çdokush që kërkon të marrë drejtimin e makinës "Bugatti Divo", që u prezantua në panairin evropian të Parisit, nuk ka më mundësi, pasi të

Tashmë edhe Instagram po teston një mjet që do të lejonte "spiunimin" e vendndodhjes tuaj.

Facebook ka paralajmëruar përdoruesit se duhet të kenë kujdes nga një mesazh që mund t’ju vijë, i cili është mashtrim.

Facebook Messenger është një nga aplikacionet më të përdorura në mbarë botën, i cili pritet të sjellë një risi në teknologji.

Gjatë ditës së sotme përdoruesit e rrjetit social "Instagram" kanë pasur vështirësi në postimin e fotove dhe videove.

Samsung Galaxy S10 i ri do të dalë në fillim të vitit të ardhshëm dhe është tashmë i promovuar nga Samsung si telefon që do të bëj një ha

   Mbi 50 milionë llogari të rrjetit sociale Facebook janë kompromentuar kanë bërë me dije drejtuesit e kompanisë.