Twitter vendos rregulla të reja për postimet e politikanëve

28/06/2019 - 08:47

Kompania Twitter tha se do të identifikojë dhe vlerësojë postimet të cilat thyejnë rregullat, edhe nëse ato bëhen nga burime të rëndësishme, siç janë politikanët.

Në këto raste, përdoruesit do të shohin një njoftim, ku informohen se ai postim shkel rregullat, dhe pastaj atyre u jepet mundësia të shohin çfarë është shkruar në atë postim.

Sipas kompanisë, kjo masë bëhet për të arritur një ekuilibër mes shprehjes së lirë dhe llogaridhënies. Twitter tha të enjten se rregullat e reja do të vlejnë për politikanët dhe zyrtarët qeveritarë me më shumë se 100.000 ndjekës.

Për të përcaktuar nëse një “cicërimë” shkel rregullat, por duhet të mbetet e dukshme, Twitter do të angazhojë “një ekip ndër-funksional” nga departamentet e tij ligjore, të sigurisë dhe të politikave publike për të përcaktuar “nëse postimet janë një çështje me interes për publikun”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

YouTube ka lëshuar një opsion tjetër që kujton përdoruesit të ndalojnë së shikuari video dhe të shkojnë që të flenë.

Rekord i ri për Zoom, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij.

Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël.

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin r

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.

Apple dhe Google kanë bashkuar forcat dhe po punojnë së bashku për të krijuar një teknologji që do të paralajmërojë njerëzit nëse kanë qe

Në kohën e pandemisë, janë përhapur edhe shumë teori mbi shkaqet e mundshme të virusit.