Vendet e punës që do të na i zënë robotët!

20/07/2019 - 08:15

Zhvillimi i teknologjisë po avancon me hapa marramendës, sidomos kur vjen fjala tek inteligjenca artificiale dhe robotika. Por kjo ka nxitur shqetësimet se disa punë që sot i mbulojnë njerëzit, në të ardhmen mund të mos ekzistojnë më për ta, sepse do të zëvendësohen nga robotët.

Cilat janë më të rrezikuarat? Klasifikimi më i fundit rendit në vend të parë punën e taksistit, të cilin mund ta nxjerrin jashtë loje makinat pa shofer.

Dyqane në disa qytete amerikane kanë nisur ndërkohë të eksperimentojnë me zëvendësimin e kasiereve me makina që marrin paratë dhe kthejnë vetë kusurin. Mjafton që në të ardhmen të gjendet dhe një robot që thotë: “si jeni“, dhe u mbyll kjo punë!

Pilotët e avionëve luftarake po sfidohen fuqishëm sot nga dronët të cilët janë mjaft efikase, dhe me to, nuk rrezikohet jeta e drejtuesit të mjetit fluturues.

Në epokën digjitale, edhe për bibliotekarët në të ardhmen mund të mos ketë më nevojë.

Po stafi i bankave gjithashtu mund të reduktohet, se që tani njerëzit kanë nisur ti kryejnë veprimet e tyre bankare përmes aplikacioneve në smartfon.

Drejt zhdukjes, sipas disa ekspertëve, mund të jetë edhe roli i postierit, edhe pse nostalgjia në këtë rast, do të ishte e madhe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania "Facebook" ka paguar kontraktues të jashtëm për të transkriptuar mesazhet me zë të përdoruesve të shërbimeve të tij, njoftoi të

Fotografimi i atomeve, proteinave dhe viruseve me shpejtësi shumë të madhe tani është i mundur.

Rrjeti më i madh për postimin e fotografive, është përfshirë në një skandal.

Apple ka ftuar klientët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të paraqesin kërkesën e tyre për të marrë kartën e saj të kreditit, të zhvillu

Ekziston një rritje eksponenciale në kërcënime ndaj sigurisë së IT për individët dhe kompanitë.

Edhe asistenti i “Apple”, “Siri”, dëgjon bisedat, njofton “The Guardian” sipas informacioneve të marra nga një punonjës i një kompanie që

Mjekët kanë shndërruar sinjalet e trurit për të folur në fjali të shkruara në një projekt hulumtues që synon të transformojë mënyrën se s

Megjithëse disa prodhues të Androidit tashmë kanë filluar të ofrojnë pajisjet e tyre me mbështetje për rrjetin 5G, Apple do ta bëjë këtë

Aplikacioni WhatsApp arrin në miliona telefona me kosto të ulët, për ata që kanë në bord KaiOS, sistemin operativ operativ të Linux, i pr