Vit i mbarë për Twitter/ Kompania publikon fitime rekord për 2020-ën

10/02/2021 - 12:12

Twitter ka publikuar të ardhura rekord për çerekun e fundit të vitit 2020, duke shënuar atë që shefi ekzekutiv, Jack Dorsey e ka konsideruar “vit të jashtëzakonshëm” për platformën.

Ky rrjet social ka thënë se të hyrat i janë rritur për 28 për qind, apo në 1.29 miliard dollarë, në krahasim me çerekun e fundit të vitit 2019.

Në janar të këtij viti, Twitter ka bllokuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump nga kjo platformë. Twitter ka marrë këtë vendim pas trazirave në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar, si pasojë e të cilave mbetën të vdekur pesë persona. Analistët kanë thënë se kjo gjë mund të ketë ndikim në këtë çerek në të hyrat e kompanisë.

“Ne jemi platformë që është qartazi shumë më e madhe sesa një temë apo një llogari”- ka thënë Dorsey.

Jack Dorsey ka thënë edhe se 80 për qind e audiencës së Twitter-it është jashtë Shteteve të Bashkuara. Kompania ka paralajmëruar se shpenzimet totale mund të rriten për të paktën 25 për qind këtë vit, meqë planifikon të rrisë stafin për 20 për qind. Twitter e ka përmbyllur vitin 2020 me më shumë se 5,500 punëtorë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zoom përfundoi një vit që e shtyu atë nga një aplikim për video-konferenca në një mjet në jetën tonë profesionale, shkollore dhe shoqëror

Kompania Xiaomi njoftoi zyrtarisht specifikimet e pajisjes së saj të re + Redmi K40 Pro, e cila u rendit si telefonët më të mirë për këtë

Prodhuesi suedez i automjeteve Volvo thotë se do të shesë vetëm vetura elektrike deri në vitin 2030, duke hequr të gjitha opsionet me naf

Në vitin 2025 pritet të fillojë puna për hotelin e parë hapësinor në orbitë.

Nëse jeni një person që nuk iu del kurrë memoria në telefon, Apple duket se mund t’ju vijë në ndihmë.

Kompania kineze ka në plan të prodhojë automjete elektrike nën markën e vet dhe mund të nisë disa modele këtë vit.

Në një raport të fundit thuhet se Samsung do të prezantojë një laptop Windows 10 me procesor Exynos dhe kartë grafike AMD.

Kompania Facebook premtoi të mërkurën të investojë të paktën 1 miliard dollarë në mbështetje të gazetarisë gjatë tre viteve të ardhshme n

FX3 mund të regjistrojë pamje 4K me marrjen e mostrave me ngjyra 10-bit 4: 2: 2 ose të nxjerrë video RAW 16-bit mbi portën e tij me madhë

Kur Apple njoftoi se pritej që  iPhone 12 do të mbështeste standardin e të dhënëve pa tel 5G, të gjeneratës së ardhshme, analistët prisni