13 gusht 2014 – Më në fund Samsung ka zbuluar dhe nxjerrë në shitje telefonin më të ri të kësaj marke. Ai quhet Galaxy Alpha dhe është krijuar për të luftuar Iphonin. Madje, dhe drejtuesit e kësaj marke e kanë cilësuar në këtë mënyrë pasi i afrohet pamjes dhe formës së tij.

Ky telefon, është i pari nga “Galaxy”-t që është krijuar me metal dhe gjithashtu ka një dizajn që duket sikur përcjell idenë e një telefoni të zgjuar dhe luksoz. Deri tani ka pasur një rekord shitjesh ndërkohë që kompania koreane deklaron se ky është telefoni më i mirë i të gjithë kohërave.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/