Vjen aplikacioni që “bisedon” me fëmijën tuaj

31/08/2014 - 13:34

31 Gusht 2014 - Mënyrat se si fëmijët argëtohen sot kanë ndryshuar shumë me ardhjen e epokës së smartfonëve. Sot fëmijët përdorin aplikacione, shohin video dhe ndërveprojnë me lodrat e tyre në një mënyrë që ishte e paimagjinueshme dekada më parë. Dhe në vend që vetëm tu “flasin” kukullave të animuara, ata duan që dhe ato tu përgjigjen.

Oren Jacob, CEO i ToyTalk, është përqëndruar në zhvillimin e një gjenerate të re ndërveprimi të aplikacioneve. Aplikacionet e kompanisë si SpeakaZoo dhe Winston Show, prezantojnë karaktere vizatimorë që mund të flasin dhe të ndërveprojnë me fëmijët duke krijuar kështu një bisedë me ta.

“Pritjet se sa interaktive dhe tërheqëse do të ishin mënyrat e argëtimit sot janë tani më të imagjinueshme se sa kur unë isha një fëmijë” –shpjegon Jacob, i cili punoi për dy vjet në industrinë e filmit para se te themelonte ToyTalk.

Sekreti i aplikacionit Toy Talk qëndron në pajisjen me një program për njohjen e fjalëve që quhet PullString. Ky program punon në prapaskena dhe analizon atë se çfarë janë fëmijët duke thënë dhe përgjigjen e duhur që ata kërkojnë. Çdo gjë që karakteret thonë është e shkruar më parë, por biseda rrjedh për t’ju përgjigjur komenteve të fëmijës.

Duke qenë se programi i njohjes së fjalëve të ToyTalk është goxha i mirë, kategoria e aplikacioneve të fëmijëve është duke u rritur në treg gjithnjë e më shumë. Shitjet e aplikacioneve edukative për fëmijët arritën në 1.7 miliardë dollarë në 2013, duke pritur që në 2018 të kapi shifrat e 2.4 miliardë dollarë.

(PCWorld Albanian)

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas studiuesve të sigurisë, problemi i fundit i WhatsApp mund të lejojë që hakerat të vjedhin mesazhet, fotot, videot dhe informacionet

Inteligjenca artificiale mund të parashikojë se ku dhe kur rrufeja do të bjerë brenda një intervali prej 30 kilometrash me një paraprirje

Audi ka lançuar modelin S8 për vitin 2020, i cili do bëjë debutimin publik javën e radhës në Auto Show-in e Los Angelosit.

Motorola Razr 2019 rikthen një nga telefonët më ikonë të kompanisë në vitet 2000.

“Facebook” njoftoi se ka fshirë rreth 5.4 miliardë profile të rreme në rrjetin social më të njohur në botë.

Automjetet antiplumb po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e industrisë së automobilave.

Ekspertët e teknologjisë kanë paralajmëruar përdoruesit e celularëve me sistem operativ Android që të heqin disa aplikacione të cilat jan

 Rjetet sociale si Facebook dhe Instagram janë edhe ndër hapësirat e vetme ku të rinjtë, por jo vetëm, i përdorin masivisht dhe shpenzojn

Këto ditë kur performancat në telefonat inteligjentë kanë filluar të jenë të njëjta, një nga dallimet kryesore që prodhuesit e smartphone

Smartfoni i parë “inteligjent” në botë me një aparat fotografik 108 megapixel është zbuluar nga kompania kineze Xiaomi.