Aplikacioni Whatsapp, një nga më të njohurit dhe ka pasur probleme këtë mbrëmje. Ky aplikacion ka rënë në të gjithë botën dhe përdoruesit e tij nuk mundën që të shpërndanin mesazhet e tyre.

Numri i raporteve të këtij problemi janë bërë përmes platformës Twitter, ku përdoruesit kanë treguar se kanë vështirësi në dërgimin dhe pranimin e mesazheve përmes WhatsApp.

Fillimisht aplikacioni ra në versionin e tij desktop, më pas shfaqi probleme edhe në spartphone. Deri më tani nuk ka asnjë komunikim zyrtar në lidhje me këtë çështje.