Një version i ri beta i WhatsApp jep indikacione se përdoruesit e Apple së shpejti do të jenë në gjendje të kalojnë në modalitetin e errët.

Platforma MacRumors është duke e testuar tashmë versionin e ri, i cili është zbuluar që në muajin janar.

Modaliteti i errët mund të aktivizohet manualisht ose automatikisht në varësi të cilësimeve të kursimit të baterisë.

Përdoruesit Android mund ta shkarkojnë aplikacionin si një APK.

Sidoqoftë, pjesëmarrja zyrtare në programin e testit beta për Android ose iOS aktualisht nuk është më e mundur.