WhatsApp po ndërton një shërbim të ri, i cili do të jetë krejtësisht i pavarur nga versioni normal i këtij aplikacioni.

Ky është një version i cili ndryshon në mënyrë drastike nga WhatsApp u cili po zhvillohet posaçërisht për bizneset, dhe disa nga karakteristikat e tij kryesore janë formuar tashmë.

Pronarët e bizneseve të vogla që regjistrohen në aplikacion do të jenë në gjendje të përdorin WhatsApp Business dhe versionin normal të WhatsApp si aplikacione krejtësisht të ndara në të njëjtin telefon celular.

Kjo e bën më të lehtë për të ndarë jetën personale nga ajo profesionale, e cila ndihmon në organizimin e jetesës dhe shmangien e stresit.

WhatsApp Business është dizajnuar për ta bërë më të lehtë për bizneset dhe përdoruesit e rregullt të komunikojnë në këtë platformë.