Whatsapp gati të publikojë versionin e ri, miliona përdorues mund të mos e përdorin më pas 1 janarit

29/12/2020 - 11:34

Whatsapp gati të publikojë versionin e ri, miliona përdorues mund të mos e përdorin më pas 1 janarit. Version i ri i aplikacionit WhatsApp që do të jetë i aksesueshëm pas datës 1 janar 2020 nuk do të mund të përdoret në disa celularë smart.

Sipas detajeve të zbuluara nga kompania, Whatsapp nuk do të përdoret tek pajisjet e vjetra Android dhe iPhone dhe të gjithë përdoruesit do të detyrohen të ndryshojnë sistemin e tyre operativ celular ose të blejnë një smartphone të ri.

Çdo iPhone që nuk ka versionin iOS 9 ose më të ri, ose çdo telefon që nuk suporton dot të paktën Android 4.0.3 nuk do të mund të hapë aplikacionin në pronësi të Facebook.

Kjo do të thotë që të gjitha modelet e iPhone deri në iPhone 4 nuk do të jenë në gjendje të mbështesin WhatsApp. Shumica e dy miliardë përdoruesve të WhatsApp në të gjithë botën nuk do të preken nga ndryshimi, megjithëse ka të ngjarë të përfshijë disa milion njerëz në të gjithë botën.

Telefonat Android që do të humbasin programin e WhatsApp përfshijnë Samsung Galaxy S2, HTC Desire dhe LG Optimus Black.

Lista e telefonave nuk do të kenë mundësi të përdorin ËhatsApp më 1 janar 2021: iPhone 1-4, Samsung Galaxy S2, HTC Desire, LG Optimus Black, Motorola Droid Razr dhe çdo telefon me sistem android të prodhuar para vitit 2010.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tren i ri synon ta zërë vendin e parë në botë në transportin hekurudhor, qoftë nga ana e komoditetit, ashtu edhe për shpejtësinë e ti

Google ka kërcënuar se do të tërhiqet nga Australia, për shkak të përplasjeve që ka pasur në këtë vend për reklamat.

Një thashethem që kemi dëgjuar disa herë tani është se diapazoni i iPhone 13 do të ketë një nivel më të vogël dhe tani po e dëgjojmë përs

Twitter refuzoi të hiqte imazhe dhe video pornografike të shpërndara gjerësisht ne rrjet të një adoleshenti, viktimë e trafikimit seksual

Qeveria e Brazilit do të pranojë kompaninë kineze të teknologjisë Huawei që të marrë pjesë në ankandet për rrjetin 5G.

Aplikacioni i mesazheve, Signal ka raportuar probleme teknike të premten pasi njohu fluks të madh të përdoruesve, të cilët janë shtuar në

Politika e re WhatsApp ka shkaktuar një valë të madhe shkarkimesh të aplikacionit SIGNAL ditët e fundit.

Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump është pezulluar përkohësisht nga YouTube pasi nxiste dhunë me anë të videove që publikonte nga pro

WhatsApp është aplikacioni më i njohur i mesazheve në botë, i zotëruar nga kompania e Facebook.

Asnjë ndryshim në mënyrën e ndarjes së të dhënave të WhatsApp me Facebook në rajonin europian.