Çati i grupit në WhatsApp tashmë janë kult, ku të gjithë bëjnë pjesë të paktën në një grup, shpesh me dëshirë, shpesh për hir të punës.

Edhe grupet e organizuara dalin jashtë kontrollit duke folur për çdo gjë, vetëm për objektin e bisedës jo. Por shumë shpejt situata dotë ndryshojë. WhatsApp do të nxjerrë funksionin e ri të quajtur “Restricted Group” ku vetëm administratori i grupit do të ketë mundësinë të publikojë mesazhe dhe përmbajtje, ndërsa anëtarët e tjerë vetëm mund ti lexojnë.

Kjo risi është bërë e ditur nga WABetaInfo brenda një versioni beta të WhatsApp të disponueshëm si për iOS dhe për Android.

“Kur administratorët çaktivizojnë funksionet normale të çatit, vetëm ata mund të ndërveprojnë në grup. Kjo mund të ndodhë kur një administrator do vëmendjen e të gjithë pjesëmarrësve në grup, të shkruajë diçka të rëndësishme apo të organizojë një event”, shkruan WABetaInfo. Megjithatë “Restricted Group” është ende në fazën e eksperimentimit dhe nuk dihet nëse do të bëhet online për të gjithë përdoruesit.