WhatsApp padit kompaninë izraelite për sulmet kibernetike

30/10/2019 - 14:30

Aplikacioni “WhatsApp” ka ngritur padi për kompaninë izraelite “NSO Group”, me pretendimin se ajo është përgjegjëse për sulmet kibernetike që infektuan pajisjet me një software të dëmshëm.

WhatsApp e akuzon kampaninë se ka shpërndarë virusin në 1400 telefona celularë për qëllime të mbikqyrjes. Përdoruesit e prekur janë gazetarë, aktivistë për të drejtat e njeriut, disidentë politikë, diplomatë.

Në një deklaratë, WhatsApp u shpreh se ky është një model i paqartë i abuzimit, dhe prandaj po kërkojnë një urdhër të përhershëm që ndalon “NSO” të përdorë shërbimin e saj.

WhatsApp e promovon veten si një program komunikimi i sigurt, ku mesazhet janë të koduara dhe shfaqen vetën në një formë të lexueshme në pajisjen e dërguesit ose marrësit.

Por në një deklaratë për BBC, kompania “NSO Group” ka hedhur poshtë pretendimet.

“Ne kundërshtojmë pretendimet e ngritura dhe do t'i luftojmë fuqishëm. Qëllimi i vetëm i “NSO” është të sigurojë teknologji për agjencitë e licencuara të inteligjencës qeveritare dhe zbatimin e ligjit, për t’i ndihmuar ata të luftojnë terrorizmin dhe krimin e rëndë”. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

YouTube ka lëshuar një opsion tjetër që kujton përdoruesit të ndalojnë së shikuari video dhe të shkojnë që të flenë.

Rekord i ri për Zoom, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij.

Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël.

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin r

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.

Apple dhe Google kanë bashkuar forcat dhe po punojnë së bashku për të krijuar një teknologji që do të paralajmërojë njerëzit nëse kanë qe

Në kohën e pandemisë, janë përhapur edhe shumë teori mbi shkaqet e mundshme të virusit.