Pas një pritjeje të gjatë, "WhatsApp" ka vendosur të shtojë stickerat.

Kompania tha ditën e sotme se këto elemente vizuale do të mbërrijnë në "Android" dhe "iOS" në javët në vijim.

Fillimisht 1.5 miliardë përdoruesit do të kenë akses në një numër të kufizuar stickerash dhe pakot e para do të ofrohen nga ekipi i dizajnit të "WhatsApp".

Në të ardhmen kjo do të ndryshojë dhe çdokush do të mund të shtojë stickera që mund të përdoren brenda aplikacionit.

Një guidë aplikimi për stickerat të rinj mund ta gjeni në këtë lidhje.