Kushedi sa grupe i kemi në WhatsApp, në të cilat njëherë e një kohë ishim mjaft aktivë por vjen një moment që vëmendja zbehet dhe ndihesh në siklet të largohesh, ndaj thjesht e bën mute.

Ppr sipas zbulimit më të fundit nga “WABetaInfo”, aplikacioni do të sjellë një modalitet të ri i cili do të zhvendosë të gjitha bisedat ndaj të cilave nuk kemi më interes në seksionin “Archived Chats”.

Nga këtu një përdorues mund të shkojë tek “Notifications” nga ku dy opsione do të jenë disponibël; “Notify New Messages” ( lajmëro për mesazhe të reja) dhe “Auto-hide inactive chats” (Fshih chatet inaktive).

Nëse fiket e para, biseda do të kalojë te mesazhet e arkivuara sa herë që mbërrijnë mesazhe të reja. E në rast se përdoruesi kërkon t’i shohë i ka të ruajtura aty gjithmonë pa patur nevojë të marrë lajmërimet.

Opsioni “Auto-hide” do të bëjë që çdo chat më i vjetër se 6 muaj të arkivohet automatikisht, shkruan geek room.

Kjo linjë kodi e re u dallua nga “WABetaInfo” në versionin v2.20.199.8, çka do të thotë se kush ka betën më të fundit të instaluar nuk e sheh ende këtë opsion. Madje ende nuk dihet nëse do ta shohim të konkretizuar në aplikacion si opsion.