WhatsApp tërhiqet nga vendimi që shkaktoi polemika

17/01/2020 - 22:20

WhatsApp-i duket se është tërhequr nga plani për përdorimin e reklamave në aplikacion. Këtë e tregon raporti më i fundit i Wall Street Journal për Facebook-un, i cili zotëron edhe gjigandin e komunikimit.

“Në muajt e fundit, WhatsApp-i shkriu ekipin që kishte ngritur për të gjetur mënyrat më të mira se si të përshtaste reklamat në këtë shërbim”, thuhet në raportin e Wall Street Journal.

Vendimi për të përfshirë reklama u konfirmua nga Facebook-u në vitin 2018, por shkaktoi shumë polemika sepse themeluesit e aplikacionit, Brian Acton dhe Jan Koum, ishin kundër kësaj ideje.

Kur u lançua, WhatsApp-i ishte një aplikacion me pagesë. Përdoruesit duhet të paguanin një shumë të vogël për ta shkarkuar dhe më pas dërgimi i mesazheve ishte i lirë.

Në vitin 2013, kompania vendosi që shifra për përdorimin e shërbimit të ishte 1 dollarë. Ndërkohë në 2016-n, WhatsApp lajmëroi se do të ishte falas, duke mos i dhënë përgjigje të qartë pyetjes se si do të fitonte kompania para.

Acton-i dhe Koum-i u dorëhoqën vitin e kaluar, pas lajmeve se Facebook donte të monetizonte aplikacionin, duke shitur shërbime dhe duke futur reklamat. Acton-i tha se ishte i detyruar të largohej, për shkak se nxitimi i Marc Zuckerberg-ut për të bërë para nga aplikacioni e bënte të “palumtur”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare Larry Tesler, personi që shpiku opsionin e “copy-paste” në kompjuter.

YouTube ka festuar 15-vjetorin e krijimit.

Kompania amerikane “Apple” ka njoftuar se për shkak të gjendjes së emergjencës në Kinë nga koronavirusi, të ardhurat e saj do të jenë të

Me ndërrimin e dhjetëvjeçarit edhe kompania “Samsung” ka vendosur nga modeli S10 të kalojë tek S20, një telefon që do të ndryshojë fotogr

Gjykata e rrethit Tagansky në Moskë vendosi një gjobë prej katër milion rublash (rreth 58,000 euro) ndaj Facebook dhe Twitter.

Facebook njoftoi sot se ka pezulluar rrjetin e llogarive të përdorura nga inteligjenca ushtarake ruse.

Një version i ri beta i WhatsApp jep indikacione se përdoruesit e Apple së shpejti do të jenë në gjendje të kalojnë në modalitetin e errë

Kompania ushtarake izraelite, Rafael Advanced Defense Systems, do të prezantojë në panairin 2020 Official Singapore Airshow (11-16 shkurt

Produktet e Apple në përgjithësi nuk janë të lira, pasi modele më të përballueshme si iPhone XR dhe iPhone 11 nuk janë saktësisht ato që

Bill Gates, personi i dytë më i pasur në botë, ka blerë superjahtin e së ardhmes që punon vetëm me hidrogjen të lëngshëm, çka do të thotë