WhatsApp zgjidh problemin për të cilin ankohen të gjithë

04/04/2019 - 13:26

Rrjeti social "Whatsapp" i ka dhënë zgjidhje një problemi që shkaktonte bezdi për këdo. Kompania ka shtuar një opsion që i ndalon të tjerët t’ju bëjnë automatikisht pjesë të grupeve të komunikimit nëse ju nuk pranoni.

Përdoruesit tashmë do të kenë mundësinë që të zgjedhin ndërmjet tre opsioneve; asnjë, kontaktet e mia, të gjithë. Ky opsion është ende në fazën e testimit tek disa përdorues të caktuar dhe do të jetë në dispozicion në të gjithë botën gjatë javëve të ardhshme.

Aktualisht, kushdo që ka numrin tuaj mund t’ju shtojë në një grup komunikimi në WhatsApp, pa ju marrë paraprakisht leje. Por me përditësimin e fundit që pritet të jetë aktiv brenda pak javësh, do të jeni ju që do të pranoni apo refuzoni të bëheni pjesë e grupeve të përbashkëta.

Kjo veçori është kërkuar shpeshherë nga përdoruesit, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë që bëhen pjesë e grupeve pa dashur. Kjo do ta ekspozonte numrin tuaj tek të gjithë personat që janë pjesë e grupit të komunikimit në WhatsApp, çka përbën shkelje të privatësisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania e mediave sociale Facebook ka zbuluar planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quaj

Përdoruesit e Instagramit janë të zemëruar pasi aplikacioni ra për herë të dytë në dy ditë.

E dinim që "Facebook" herët a vonë do të prezantonte reklama në aplikacionin "WhatsApp", por tani kemi konfirmimin.

Kompania “Space X” e Elon Musk ka nisur drejt hapësirës sistemin e tij “broadband” të hapësirës.

Xperia 1, smartphoni i kompanisë Sony, do të dalë në shitje në SHBA për 949 $ më 12 korrik.

Klientët që paguajnë rregullisht për përdorimin e Adobe Photoshop kanë kërcënuar se do hidhen në gjyq pasi përdorin versionet e vjetra.

Hakerat instaluan nga distanca një softuer të mbikëqyrjes në telefona dhe pajisje të tjera që përdornin aplikacionin e mesazheve WhatsApp

Kur njerëzit mendojnë për Inteligjencën Artificiale, me shumë mundësi mendojnë për skena nga filmat aksion, por në të vërtetë, ajo apliko

I fundit që i shtohet listës së televizorëve nga Samsung është “Sero”, i prezantuar para pak kohësh në Seul.