Wi-Fi dhe telefonata në aeroplanë

28/09/2014 - 20:54

28 shtator 2014 - Agjencia Europiane për Sigurinë Ajrore ka hapur rrugën për përdorimin e pajisjeve elektronike gjatë të gjithë fazave të fluturimit nëpër aeroplanë. Kështu, të gjithë mund të bëjnë telefonata, të dërgojnë mesazhe, apo të përdorin internetin në 10 mijë metra lartësi. Sipas këtij institucioni, pajisjet elektronike të ndezura nuk paraqesin rrezik dhe kjo nuk do të detyrojë më të gjithë të apasionuarit pas pajisjeve elektronike të teknologjisë më të fundit, t’i fikin ato, apo ti lënë nëpër çanta.

Kjo do të thotë se të gjithë ata që kanë smartphone, tablet, palmar, mp3 player, apo pajisje të tjera, mund t’i përdorin ato gjatë fluturimit. Agjencia Europiane për Sigurinë Ajrore ka shpjeguar se, me rregullat e reja, nuk do të jetë më detyrim vendosja e celularëve në “Flight Mode”, por gjithësesi duhet pritur që kompanitë ajrore të vendosin të pajisen me aparatet që do të mundësojnë shërbime telekomunikacioni apo internet në bord.

Nëse hidhet ky hap, (që sipas ekspertëve mund të bëhet brenda tetë muajve të ardhshëm), pasagjerët, më në fund, mund të përjetojnë efektin që ka një telefonatë me miqtë, prindërit, apo të dashurit, duke qenduar sipër reve. Agjencia ka konfirmuar se gjithçka do të jetë njëlloj si të udhëtoje me çfarëdo mjet tjetër transporti.

Fjala e fundit për mundësinë e përdorimit i takon personelit të kabinës, që duhet të vlerësojë gjendjen e sigurisë në bord. Në muajin Nëntor të vitit të kaluar u hodh hapi i parë në këtë drejtim, ku Agjencia Europiane për Sigurinë Ajrore kishte qenë e hapur për mundësinë e përdorimit të pajisjeve elektronike në “Flight Mode” edhe gjatë fazave të ngritjes dhe uljes së avionit.

Scan-TV

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E veçanta me këtë markë telefoni të prodhuesit Transsion që ka pushtuar Afrikën, është se kompania vjen nga Kina, por nuk ka shitur asnjë

Ekspertët për sigurinë e automjeteve kanë listuar 10 makinat më të sigurta për vitin 2019, të cilat kanë kaluar me sukses provën e siguri

Kina ka publikuar pamjet e para trepërmasore bazuar në të dhënat nga sateliti i vrojtimit të Tokës "Gaofen-7", i lëshuar së fundmi.

Përmes një vendimi, qeveria shqiptare ka miratuar në parim memorandumin e bashkëpunimit me SHBA-në, sa i takon sigurisë së rrjetit 4G dhe

WhatsApp ka njoftuar se ky aplikacion nuk do të funksionojë më në smartphone-t e vjetër.

Themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, dhanë dorëheqje nga rolet e tyre në kompaninë simotër të gjigantit të teknologjisë.

Makina më e shpejtë në botë është prezantuar në Dubai Motor Show këtë javë.

Një studim i kryer nga kërkuesit në universitetin e Pensilvanisë, pretendon se është i pari që gjen një lidhje rastësore direkte mes heqj

Kur Huawei Mate 30 Pro debutoi në shtator, u vu re një detaj dizajni i cili është adoptuar në masë nga prodhuesit e telefonëve flagshipë

Sipas studiuesve të sigurisë, problemi i fundit i WhatsApp mund të lejojë që hakerat të vjedhin mesazhet, fotot, videot dhe informacionet