Zbulohen në detaje specifikat teknike të smartfonit Blackberry Passport

24/08/2014 - 13:04

24 Gusht 2014 - Specifikat teknike të Blackberry Passport janë zbuluar në detaje të plota. Hardueri QWERTY i kompanisë pritet të lançohet muajin e ardhshëm. Blackberry Passport do të ketë një çip Qualcomm Snapdragon 800 me një proçesor katër bërthamësh (Quad Core) 2.2 Ghz, kartë grafike Adreno 330, 3GB LPDDR3 RAM. Telefoni do të ketë 32 GB hapësirë të dhënash në bord i cili mund të shtohet falë mbështetjes për microSD.

Ekrani i pajisjes është 4.5 inç LCD me një raport 1:1 dhe rezolucion 1440 x 1440 pixels ku Corning Gorilla Glass 3 mbulon ekranin. Një kamerë 13 Megapixel me hapje f/2.0 dhe stabilizim optik është e aftë të kapë video 1080p me 60 frekuenca në sekond. Në pjesën e përparme gjendjet një kamerë 2 Megapixel me fokus të fiksuar e cila do të “merret” me selfiet dhe thirrjet me video.

Blackberry gjithashtu në këtë smartfon ka paketuar disa teknologji konektiviteti ku përfshihet LTE, HSPA+, Wi-Fi a/b/g/n/ac, Bluetooth 4.0, GPS, GLONASS dhe NFC. Pajisja ofron mbështetje për kartat nano-SIM. Smartfoni do të jetë i pajisur po ashtu me portat USB 2.0, USB 3.0, VGA, HDMI. Përmasat e Blackberry Passport janë 128 x 90.3 x 9.3 mm, ndërsa pesha e tij do të jetë 194.4 gram. Smartfoni do të fuqizohet nga një bateri 3,450 mAh. (PCWorld Albanian)

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Automjetet antiplumb po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e industrisë së automobilave.

Ekspertët e teknologjisë kanë paralajmëruar përdoruesit e celularëve me sistem operativ Android që të heqin disa aplikacione të cilat jan

 Rjetet sociale si Facebook dhe Instagram janë edhe ndër hapësirat e vetme ku të rinjtë, por jo vetëm, i përdorin masivisht dhe shpenzojn

Këto ditë kur performancat në telefonat inteligjentë kanë filluar të jenë të njëjta, një nga dallimet kryesore që prodhuesit e smartphone

Smartfoni i parë “inteligjent” në botë me një aparat fotografik 108 megapixel është zbuluar nga kompania kineze Xiaomi.

Persona të stafit të medias sociale Twitter janë akuzuar nga Shtetet e Bashkuara se kanë spiunuar për Arabinë Saudite.

Ndonëse 5G nuk është shtrire ende në të gjithë botën, beteja midis superfuqive, siç është rasti i SHBA-së dhe Kinës, vijon të jetë e lart

Në Republikën Popullore të Kinës do të fillojë nga puna rrjeti i ri 5G i gjigantit të telekomit Huawei.

Deri në fund të vitit 2019, investimet e planifikuara në aplikimet e inteligjencës artificiale në një nivel global pritet të tejkalojnë 3

Prej 1 nëntorit, Facebook ka nisur përdorimin e monedhës së saj virtuale, Libra.