Zbulohet virusi më i keq kompjuterik: Ndryshoni fjalëkalimet

10/04/2014 - 10:27

10 prill 2014 - Zbulohet virusi më i keq i të gjitha kohërave. Heartbleed është dhe nofka e virusit, i cili jep mundësi ekspozimi të miliona llogarive të përdoruesve, fjalëkalime dhe numra të kredit kartelave. Disa firma të teknologjisë së fundit kanë njoftuar njerëzit të ndërrojnë të gjitha fjalëkalimet e tyre, pas zbulimit të një mete sigurie. Platforma Tumblr e Yahoo-së ka këshilluar publikun “të ndryshojë fjalëkalimet kudo, veçanërisht në shërbimet e sigurisë së lartë si email-et, ruajtja e skedarëve dhe nëpër banka”.

Këshilltarët e sigurisë kanë dhënë të njëjtin paralajmërim rreth problemit “Heartbleed”. Reagimi vjen pas lajmit se një produkt i përdorur për të ruajtur të dhënat është kompromentuar dhe lejon tashmë përgjimet.

“Google Security & Codenomicon”, një kompani finlandeze sigurie, zbuloi të hënën se një e metë ka pas ekzistuar në programe për më shumë se 2 vjet, që mund të jetë përdorur për të ekspozuar çelësa sekretë që identifikohen nga ofruesit e shërbimit që përdor OpenSSL.

Ata thonë se nëse sulmuesit kibernetikë krijojnë kopje të këtyre çelësave, ata mund të vjedhin emrat dhe fjalëkalimet e njerëzve që përdorin atë shërbim, ashtu sikurse dhe mund të marrin kopje të të dhënave të tyre dhe të krijojnë faqe të rreme interneti, që mund të duken si legjitime, sepse kanë përdorur kredencialet e vjedhura.

Virusi vlerësohet se është ndryshe nga shumica e shkeljeve dhe thyerjeve on-line të cilat janë raportuar gjatë disa viteve të fundit, nga të cilat një web-faqe apo një tjetër është hakuar, pasi siguria e të njëjtës është thyer nga një sulm i caktuar. Mendohet se 500.000 serverë janë infektuar nga HeartBleed. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

YouTube ka lëshuar një opsion tjetër që kujton përdoruesit të ndalojnë së shikuari video dhe të shkojnë që të flenë.

Rekord i ri për Zoom, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij.

Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël.

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin r

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.

Apple dhe Google kanë bashkuar forcat dhe po punojnë së bashku për të krijuar një teknologji që do të paralajmërojë njerëzit nëse kanë qe

Në kohën e pandemisë, janë përhapur edhe shumë teori mbi shkaqet e mundshme të virusit.