Zhduket "Despacito", kënga më e klikuar në YouTube. Fshihen edhe Shakira, Selena e Taylor Swift

10/04/2018 - 13:51

"Despacito", kënga më e shikuar ndonjëherë në YouTube, është fshirë nga një haker kibernetik së bashku me dhjetra video të tjera të shtëpisë diskografike Vevo.

Fshirja e videos ka ardhur vetëm 5 ditë pasi u njoftua se kënga e Luis Fonsit dhe Daddy Yankee-t kishte arritur të thyente rekord, duke u bërë videoja më e parë në historinë e YouTube duke arritur 5 miliardë klikime.

Në vend të këngës është një video që tregon disa maska me armë të drejtuara nga kamera, një skenë që nuk është nga videoja e "Despacito".

Kur fansat përpiqen të klikojnë videon, ajo del e padisponueshme.

Dhjetra artistë përfshirë Shakirën, Selena Gomez, Taylor Swift dhe Drake, janë prekur gjithashtu nga hakerat.

Klipet e tyre origjinale janë publikuar nga Vevo. Hakerat që e quajnë veten Prosox and Kuroi'sh, shkruajtën në titullin e videos "Palestina e lirë".

Kënga spanjolle "Despacito"-s është publikuar në janar të vitit 2017 dhe ka thyer shumë rekorde jo vetëm në YouTube por edhe në transmetime. Ajo ka qëndruar në krye të listës së këngës më të dëgjuar në SHBA, për 16 javë rresht. Ajo gjithashtu u bë kënga më e transmetuar në botë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Apple ka surprizuar sërish pasi së shpejti do të ketë një tjetër shumëllojshmëri emoji-sh në çdo celular iPhone me përditësimin e ri “iOS

Të heqësh dorë nga rrjeti social Facebook, edhe ta mendosh duket e vështirë, aq më tepër ta zbatosh.

Supozohej të bënin të kundërtën, por mediat sociale si “Twitter”, “Facebook” apo “Pinterest”, po bëjnë që gjithnjë e më shumë njerëzit të

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka dënuar Francën dhe Greqinë për trajtimin e tyre ndaj migrantëve, në dy raste të veçanta.

MWC 2019 është në zhvillim e sipër në Barcelonë dhe shumë prodhues kanë përdorur konferencën për të paraqitur teknologjinë e tyre të fund

Facebook vijon të mbetet rrjeti social më i përdorur në Shqipëri.

Gjatë vitit 2019, aplikacioni mjaft popullor i komunikimit, WhatsApp, do të pajiset me disa funksione të mrekullueshme.

Nëse ju bën të mos ndiheni rehat, ju mund të ndaloni aplikacionin Facebook të gjurmojë vendndodhjes tuaj plotësisht ose ta lejoni vetëm k

Kompania Microsoft ka njoftuar të mërkurën se do të ofrojë shërbimet e saj për siguri kibernetike, AccountGuard, në 12 tregje të reja në

Modelet e reja të “Samsung Galaxy” janë prezantuar sot në 4 versione S10, duke festuar edhe 10 vjetorin e këtij modeli.