Mark Zuckerberg ka hedhur poshtë hipotezën e shitjes të Whatsapp dhe Instagram.

Lajmin e bën me dije senatori republikan Josh Hawley, një nga kritikët më të mëdhenj të Facebook, pas një takimi me pronarin e rrjetit social.

"E sfidova të bëjë dy gjëra për të treguar që Facebook është serioz për çështjen e paanshmërisë, të mbrojtjes së të dhënave personale dhe të konkurrencës. Me shitjen e WhatsApp dhe Instagramin do të kishte mundësi të nënshtrohej një kontrolli të pavarur dhe të jashtëm për çështjen e censurës. Në të dyja rastet Zuckerberg është përgjigjur "JO"."