Zyrtare, 5 miliardë abonentë celularë në të gjithë botën

Postuar: 18/06/2017 - 18:26

Industria e telekomunikacionit ka regjistruar abonentin e saj të 5 miliardtë, sipas të dhënave të GSMA-së. Kjo shifër nënkupton se tashmë, mbi dy të tretat e popullsisë botërore janë të lidhur me një shërbim celular.

Por të arrihej te ky numër nuk ka qenë e lehtë, pasi për të bërë 1 miliard abonentët e fundit janë dashur 4 vjet.

“Të arrish rekordin e 5 miliardë abonentëve është një arritje e madhe për një industri që është vetëm disa dekada e vjetër, dhe reflekton miliarda dollarët që operatorët celularë kanë investuar në rrjete, shërbimi dhe frekuenca gjatë viteve”, thotë Mats Granryd, drejtori i përgjithshëm i GSMA.

Më shumë se gjysma e abonentëve ndodhen në rajonin e Azisë së Paqësorit, ku ndodhen edhe dy tregjet më të mëdha: Kina dhe India. Kina numëron mbi 1 miliard abonentë, ndërsa India 730 milionë.

Zona ku ky shërbim ka gjetur më tepër shtrirje ndërkohë është Europa, ku 86% e popullsisë janë regjistruar në një shërbim telekomunikacioni. Ajo ndiqet nga Amerika e Veriut, ku kjo shtrirje arrin në 80% të popullsisë.

Zona e Afrikës Sub-Sahariane është ajo me shtrirjen më të ulët, 44 për qind.

Tashmë fokusi i operatorëve do të jetë në ndërlidhjen e popullatave kryesisht rurale, me të ardhura të ulëta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

‘Facebook’ prezantoi sot një program të ri për përdoruesit, të cilët janë të shqetësuar lidhur me privatësinë e fotos së tyre të profilit

Të rejat e fundit të momentin që do tju duhen për pushime, që nga syzet Spectacles të Snapchat për të shpërndarë videot me miqtë, tek pag

I keni parasysh minutat e fundit para nisjes, kur stjuardesa ju thotë kokë më kokë, ‘mbyllni telefonat ose vendosini ‘airplane mode’ dhe

McLaren ka shtuar makinën e katërt në vargun e Serive Sportive, duke lançuar modelin e ri 570S Spider.

Modeli kabriolet për herë të parë u prezantua para më shumë se një viti në New York Auto Show.

Kompania e njohur japoneze e veturave, Nissan, në panairin e veturave në Buenos Aires ka tërhequr vëmendjen e gjithë të pranishmëve me ko

Kur flitet për motorë kërkimi, mendimi shkon menjëherë te Google, i cili është padyshim një ndër më të mirët.

Duke nisur nga e enjtja e 15 qershorit, Bashkimi Europian i thotë lamtumirë “Roaming”-ut.

Shefi i Apple, Tim Cook, më në fund ka pranuar se gjiganti i teknologjisë po punon mbi teknologjinë e makinave pa shoferë.

Pajisjet e lidhura me internetin mund të përgjohen shumë lehtë.