Tentoi të përdhunonte 11- vjeçarin shqiptar, burg për iranianin

28/09/2016 - 15:28

3 vjet burg ka qenë dënimi që ka dhënë Gjykata e Tiranës për shtetasin iranian Mousa Jaberibar, i cili u shpall fajtor për veprën penale të ngacmimit seksual ndaj minorenëve. Ai ranoi akuzën e ngritur dhe për këtë arsye ndaj tij u zhvillua gjykim i shkurtuar dhe përfundimisht dënimi u reduktohet në 2 vjet burgim.

Mousa Jaberibar u arrestua nga policia në mars të këtij viti, pas denoncimit nga prindërit e një djali 11-vjeçar. Iraniani i cili banonte në Fushë-Mzez, i kishte kërkuar 11-vjeçarit B.S, i cili banon pranë tij, që të shkonte në market të blinte bukë dhe t’ia sillte në apartament. 11-vjeçari u ka treguar familjarëve dhe policisë se pasi është futur në banesën e iranianit, ai e ka zhveshur dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Pas shumë përpjekjeve, 11-vjeçari ka arritur të largohet dhe të lajmërojë familjen, e cila ka kryer menjëherë kallëzimin në polici.

Shtetasi iranian Mousa Jaberibar ka mbërritur në Shqipëri me një grup muxhahedinësh, por nuk është pjesë e tyre.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: