Terri mbretëron në rrugën “Mujo Ulqinaku”

08/07/2015 - 09:29

8 korrik 2015 – Ndriçimi publik në disa rrugë apo zona të caktuara të Durrësit mbetet ende një çështje e pazgjidhur.

Diku mund të bëhet fjalë për mungesë të investimeve në këtë drejtim dhe diku tjetër për mungesë mirëmbajtjeje të investimit të kryer, siç është rasti i rrugës “Mujo Ulqinaku” pranë stadiumit "Niko Dovana", ndër më kryesoret të qytetit, ku në një segment të saj mbretëron errësira pasi ndriçimi mungon tërësisht, madje prej shumë muajsh. Janë qytetarë dhe kalimtarë të shumtë të cilët e vuajnë më tepër këtë situatë aspak normale, sidomos kur bëhet fjalë për një qytet turistik siç është Durrësi.

Kur terri dhe errësira mbretërojnë në qendër të qytetit, çfarë mund të presësh në periferi të tij. Të mos harrojmë se ndriçimi publik është një prej zërave të taksave që paguajnë qytetarët dhe pikërisht këto taksa të paguara, shteti duhet t’ua kthejë në shërbime.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/ 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: