Teuta gati për triangolaren me Partizanin dhe Frosinonen, ja formacioni

07/08/2015 - 14:52

7 gusht 2015 - Teuta dhe trajneri i saj Gugash Magani tashmë jo vetëm që janë gati për triangolaren, por kanë planifikuar dhe formacionin me të cilën do të ndeshen.

Kështu, formacioni durrsak do të nisë me portierin Rizvani. Në mbrojtje do të luajnë Kuka, E.Hoxha, R.Hoxha, Kotobelli. Në mesfushë Hila, Hodo, Mihani dhe Dita, e në sulm dyshja Gashi-Artur Magani. Durrsakët edhe pse do të jenë në këtë triangolare me Partizanin e Frozinonen, të enjten kanë zhvilluar dy seanca stërvitore.

Stërvitja e pasdites ka qenë më tepër taktike për mënyrën se si Magani ka kërkuar që skuadra të shprehet në fushën e lojës në këto përballje luksi. Sidomos me italianët e Frozinones, me të cilët durrsakët do të hapin këtë aktivitet. Dhe në fakt durrsakët e kanë vlerësuar maksimalisht, ndërsa nuk është gjithnjë e rastit që të luhet miqësore me italianët, apo të të sjellë shorti i Kupave të Europës përballë tyre.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: