Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Tiranë, ish-ministri Spiro Ksera mbetet në burg

31/01/2016 - 16:34

Gjykata e Shkallës së Parë, e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë së arrestit me burg për ish-ministrin e punës dhe çështjeve sociale Spiro Ksera. E njëjta masë u dha edhe për Artevis Menen, ndërkohë që për Pranvera Lilën u vendos masa e sigurisë së detyrimit me paraqitje.

Ish-ministri i punës dhe çështjeve sociale Spiro Ksera dhe disa prej ish-vartësve të tij të arrestuar u paraqitën sot pasdite, në Gjykatën Shkallës së Parë, në Tiranë, për t’u njohur me akuzat që Prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj tyre. Sipas prokurorit të çeshtjes, ka dyshime serioze se ish-ministri Ksera ka kryer veprën penale të vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën, nëpërmjet procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore gjatë vitit 2013. Vjedhja nga buxhetit i shtetit, sipas organit të akuzës, është në shumën e 30 miljonë lekëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: