Titujt kryesorë të gazetave, 7 korrik 2014

07/07/2014 - 09:07

E hënë, 7 korrik 2014 - Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Nisin aplikimet. Legalizimet, Lame: Tapi edhe për shtesat pa leje”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

-   Dokumentet sekrete të CIA për Berishën në ‘93, negociatat për floririn

-   Debati me të shoqen për tradhti në fshat, 60 vjeçari vret gruan, vëllanë dhe veten

-   Rama: 8 orë me ministrat, të dhëna inkurajuese për ekonominë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Tragjedia familjare, burri vret vëllanë, gruan dhe veten”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

-   Vjedhja e votave, dorëhiqen demokratët e Gjirokastrës

-   S’ka kontroll mbi produktet dentare, rrezik për tumore

-   Alban Ukaj: Nuk ka asnjë parti politike që të mos ketë influencë në teatër

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Krimi i trefishtë, flet nipi: Si vrau xhaxhai nusen dhe vëllanë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

-   Kim Mehmeti: Tirana e Prishtina duhet të kujdesen për ne më shumë se Erdogan

-   Largimet nga puna, lista me 104 punonjës që marrin paratë

-   Ksamili, nga fshati i Enverit në qytezën qe vetëmenaxhohet

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Bilanci politik i 300 ditëve të para, Rama, reformat dhe kundërpesha e realitetit politik”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

-   Vret vëllanë, gruan dhe veten pasi i zbuluan lidhjen me vejushën

-   Nishani nxjerr në rezervë ish-kreun e Shtabit, në qeverisjen e PD

-   Ligji për kazinotë, të gjithë bixhozxhinjtë do të regjistrohen për tre vjet

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: