Një konflikt për motive të dobta ka percipituar në përdorimin e mjetit prerës (drapër) në Kavajë.

Policia njofton se “G. M., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (drapër), shtetasin N. V., 63 vjeç, banues në Rrogozhinë.”

Njoftimi i plotë:

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (drapër), shtetasin N. V., 63 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë punën për kapjen e shtetasit I. L., 32 vjeç, banues në Durrës, sepse nga veprimet hetimore u identifikua si shtetasi që shfaqet në një video të postuar në portalin “JOQ”, i cili i vjedh portofolin një shtetaseje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.