Tradhtohet nga tatuazhi, trafikanti shqiptar i drogës

08/04/2014 - 18:15

Itali, 8 prill 2014 - Daniel Levonja, 28 vjeç, pa precedentë penalë u arrestua nga karabinierët në qytetin e Lukës. Danieli është pronari i një firme të vogël ndërtimi me seli në rrugën San Paulino nr. 35. Ndërsa karabinierët po tentonin të hynin për kontroll në një banesë, ku gjendej Danieli dhe 2 shtetas rumunë, nga dritarja e pjesës së prapme të banesës u flak jashtë një qese. Karabinierët dalluan, që dora që flaku qesen, kishte një tatuazh. Në qese u gjetën 12 gramë kokainë e pastër. Nga kontrolli i tre banorëve të apartamentit rezultoi se tatuazh kishte vetëm Danieli. Kështu të hënën në mëngjes me pranga në duar Daniel Levonja u dërgua në stacionin e karabinierisë në Borgo Xhanoti (Gianotti).

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: