Tritol picerisë në Fushë Krujë

16/07/2016 - 08:00

Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur rreth orës 1:00 pas mesnate në Fushë Krujë.

Bëhet me dije se lënda eksplozive e dyshuar tritol i është vendosur një picerie në pronësi të vëllezërve Ndregjoni.

Në momentin e shpërthimit piceria ishte e mbyllur dhe nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarje, policia ka nisur hetimet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: