Tritoli nuk ndalet, shpërthen një ndërtesë në Sarandë

13/03/2015 - 13:44

13 mars 2015 - Shpërthimet me eksploziv mesa duket në vendin tonë nuk kanë të ndalur.

Një ndërtesë që shërbente si pikë grumbullimi e hekurave në qytetin e Sarandës, është bërë objekt i një sulmi të tillë. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:20, dhe mësohet se në ndërtesën në pronësi të shtetasit Afrim Muço, 66 vjeç, ishte vendosur rreth 100 gramë tritol.

Dyshohet se eksplozivi i vendosur ishte i lidhur me fitil. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas dyshimeve paraprake, mendohet që sulmi ka qenë një paralajmërim për pronarin e ndërtesës.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: