Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën me kokainë në lagjen Madonna di Campagna të Torinos.

Mediat italiane raportojnë se dy të rinjtë u kapën jashtë godinës së banesave së tyre.

Gjatë kontrolleve në banesën e parë, efektivët gjetën të fshehura në një raft këpucësh, katër mbështjellëse me kokainë, rreth 1.2 kg, si dhe një peshore precize dhe material të dobishëm për paketimin e drogës në doza.

Brenda banesës së dytë u gjetën të fshehura brenda një dysheku dy mbështjellës me 1 kg 25 gram kokainë, tre peshore precize, material i përshtatshëm për paketimin e lëndës narkotike dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Vlera e shitjes me pakicë e lëndës së sekuestruar, sipas kostove aktuale të tregut, do të jepte mbi 120 mijë euro.