47-vjeçari shqiptar, Lorenc Ferraj, i cili ishte denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij në Itali 3 ditë më parë, është gjetur i pajetë pranë liqenit Gerosa.

Ferraj i cili punonte si shofer kamioni në itali, ishte larguar disa ditë më parë nga banesa pas një sherri me gruan.

Duke parë vonesën e bashkëshortit, gruaja e ka denoncuar të zhdukur në polici.

Pas nisjes së kërkimeve, Ferraj është gjetur i pajetë nga autoritet pranë liqenit Gerosa.

Aktualisht trupi i shqiptarit ndodhet në morg ku i është nënshtruar autopsisë për të zbuluar shkaqet e vdekjes.