USAID trajnon këshilltarët bashkiakë të Durrësit, të djathtët e braktisin (Video)

Postuar: 12/07/2016 - 08:39

Në qytetin e Durrësit është organizuar një trajnim 2-ditor për anëtarët e Këshillit Bashkiak, nën kujdesin e USAID-it. Në trajnim kanë marrë pjesë kryesisht këshilltarët e majtë të bashkisë Durrës, ndërsa të djathtët e kanë braktisur seminarin, pasi mësuan se kreu i PD-së Lulzim Basha ishte në një takim me banorë të lagjes nr. 15.

Fatlum Nurja, ekspert i Decentralizimit dhe i qeverisjes vendore pranë USAID-it, thotë se qëllimi i takimit të organizuar është njohja e këshilltareve me ligjin e ri te vetëqeverisjes vendore që u lejon atyre vendimmarrje të drejta në përputhje me specifikat në nivel vendor. Një ndër qëllimet e veprimtarisë është edhe përmirësimi i njohurive të këshilltarëve në menaxhimin e përgjithshëm të bashkisë dhe të financave vendore, si dhe kompetencat në menaxhimin financiar në kushtet e Reformës Administrative Territoriale. Kontrolli i territorit sipas Nurjes, ka pasur edhe sfidat e veta të reja përballë administrimit të pushtetit lokal.

Për këshilltarët e majtë të Sukthit dhe ish-njësive të tjera, banorët i gjejnë shërbimet që kërkojnë jo më në ish njësitë e vjetra, por në qytetin e Durrësit, ku gjendjet bashkia e madhe.   

Një nga temat e ditës së mërkurë që është edhe dita e dytë e këtij seminari, do të jetë edhe përfaqësimi i komuniteteve në vendimmarrje.

K.H.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: