Ushqime që largojnë urinë dhe kontrollojnë oreksin

09/07/2014 - 11:12

9 korrik 2014 - Nëse po përpiqeni të humbni peshë, pakësimi i ushqimeve që do të konsumoni bën që të jeni të uritur vazhdimisht, ky është edhe shkaku përse shumica e dietave dështojnë pa nisur mire

Ju mund ta bëni të “heshtë” stomakun tuaj gumëzhitës pa konsumuar kalori shtesë. Në fakt, ngrënia e disa ushqimeve të caktuara i dërgon trurit sinjale për t’i thënë se nuk do të hani më dhe gjithashtu ndihmon në pakësimin e oreksit.

Konsumoni ushqimet e mëposhtme për të larguar urinë dhe për të kontrolluar oreksin.

Mollë

Hani një mollë gjysmë ore përpara se të konsumoni një vakt dhe fibrat e uji i mollës do t’ju plotësojnë, ndaj do të konsumoni më pak ushqim.

Avokado

Ngrënia e një gjysme avokadoje së bashku me vaktin e drekës do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur për pjesën e mbetur të pasdites, arsyeton një studim i publikuar në Revistën e Ushqimit.

Femrat që vepruan në këtë mënyrë u ndien më të kënaqura dhe kishin 24 për qind më pak dëshirë për të ngrënë tri orë pasi kishin konsumuar një drekë të shoqëruar me avokado.

Fasulet, thjerrëzat, qiqrat

Qiqrat, thjerrëzat, fasulet dhe bizelet janë aq të pasura në proteina sa konsiderohen si superushqime, për shkak se përmbajnë fibra, antioksidantë, vitaminë B dhe hekur.

Një analizë e bërë së fundmi, e publikuar në Revistën e Obezitetit, zbuloi se njerëzit ishin 31 për qind më të ngopur nga një ushqim që përmbante produktet e mësipërme.

Supa

Në një studim, u zbulua se personat që konsumonin një tas supe përpara se të fillonin të hanin vaktin kryesor, merrnin 20 për qind më pak kalori sesa personat që hanin vetëm një vakt.

“Supat mund të largojnë oreksin meqenëse ato zënë shumë volum në stomak, por kanë pak kalori”, thotë një specialist.

Turshitë

Turshitë dhe ushqimet e tjera të fermentuara kanë acide yndyrore që mund të shpërbëhen shpejt. Një studim i fundit nga Akademia e Shkencave e Nju Jorkut zbuloi se turshitë ndihmonin në forcimin e lidhjes mes aparatit tretës dhe trurit.

Ushqimet e fermentuara gjithashtu nxisin shumimin e baktereve të shëndetshme që ndihmojnë tretjen. Disa ekspertë besojnë se këto baktere pakësojnë oreksin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës.

Pluhuri i specit djegës

Produktet pikante e përshpejtojnë metabolizmin e një personi. Studimi i fundit nga Universiteti Maastricht në Holandë tregon se shtimi i pluhurit të specit djegës në ushqim, bën që të hani më me kontroll. Hulumtimi i publikuar në Revistën Oreksi, zbuloi se shtimi i një sasie të vogël speci djegës në çdo ushqim rriste ngopjen dhe plotësimin.

Çokollata e zezë

Nëse kërkoni diçka të ëmbël, hani çokollatë të zezë. Studimet këshillojnë se çokollata e zezë ose ndryshe çokollata puro mund të ndihmojë në pakësimin e presionit të gjakut dhe mbron zemrën e trurin.

Është më e mjaftueshme sesa ngrënia e çokollatës me qumësht dhe ndihmon në frenimin e dëshirës për të konsumuar ushqime të ëmbla apo të kripura. Në studimin e publikuar në Revistën Ushqimi dhe Diabeti, pjesëmarrësit që hëngrën çokollatë të zezë morën 17 për qind më pak kalori se ata që hëngrën ushqime të tjera.

Vezët

Fillimi i ditës me vezë do t’jua pakësojë shumë dëshirën për të ngrënë deri në vaktin e drekës. Fuqia e vezës qëndron te proteina: studimi nga Universiteti i Mizurit në Kolumbi këshillon se ngrënia e një mëngjesi me 300 kalori ku brenda ka 30-39 gramë proteina, pakëson urinë dhe rrit ngopjen për kohën midis mëngjesit dhe drekës. Studimet kanë provuar gjithashtu se mëngjeset me shumë proteina kanë më pak kalori.

Frutat e thata

Frutat e thata janë një tjetër ushqim që ju pakëson oreksin dhe ju largon urinë. “Frutat e thata janë projektuar nga natyra për të kontrolluar oreksin, sepse janë të pasura në yndyra të pangopura, së bashku me proteina dhe fibra”, shprehet një specialiste e shëndetit. Bajamet, lajthitë dhe kikirikët rregullojnë presionin e sheqerit në gjak dhe ngadalësojnë tretjen.

Uji

Prania e paktë e ujit në trup ose ndryshe dehidratimi, mund t’ju bëjë të ndiheni të pangopur. Përse? Simptomat e të qenët i dehidratuar janë të përafërta me ato të urisë: energji e ulët, pakësim i funksioneve njohëse dhe humori jo i mirë. Herën tjetër që do të ndiheni të pangopur, pini një gotë të madhe me ujë dhe prisni 10 minuta. Gjasat janë të shumta që uria t’ju largohet.

Mielli i tërshërës

Mielli i tërshërës ose bollguri, ju ndihmon të ndiheni të ngopur për më gjatë. Ai ka fibra të shumta dhe proteina, ndaj është i shëndetshëm për zemrën, hidratimin dhe peshën molekulare.

Proteina e hirrës

Hirra e bulmetit, një nga dy proteinat që bëjnë produktet e qumështit, mund të jetë proteina më ngopëse. Sipas një studimi të publikuar në Revistën Oreksi, njerëzit që pinin proteinën e hirrës, hanin 18 për qind më pak dy orë më pas, krahasuar me ata që konsumonin pije karbohidrate.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: