Vëllai i Armando Prengës: Nëse i ka plagosur, s'dua ta shoh më me sy

10/09/2015 - 09:16

10 shtator 2015 - Arben Prenga, vëllai i Armando Prengës, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të deputetit të PS-së në lidhje me konfliktin e armatosur të javës së kaluar në Kurbin.

Në një intervistë për “Top Channel”, Arben Prenga thotë për të vëllanë se në rast se ai e ka kryer atë krim, atëherë le të kalbet në burg dhe shtëpia e tij nuk do ta pranojë më. Madje thekson se nuk do ta shohë më me sy vëllanë e tij.

“Fati ynë është se edhe ata edhe unë jemi të fesë së krishterë dhe andej nga anët tona ne kemi një zakon, nëse Armando Prenga ka qëlluar mbi ata dy të plagosurit, kurrë të mos dalë nga burgu dhe të rrijë të kalbet atje brenda. Shtëpia jonë nuk e pranon. Por, në qoftë se ata të dy dalin dëshmitarë të rremë, atëherë do të bëjnë mëkatin më të madh në jetën e tyre.

Nëse ata janë burra, unë u jap kryqin dhe iu jap dorën. Nëse Armando i ka qëlluar ata, atëherë unë nuk dua ta shoh më me sy”, ka theksuar Prenga. 

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: