Vetëm dy maturantë kanë ankimuar në universitetin e Durrësit (VIDEO)

08/09/2016 - 14:26

Vetëm dy maturantë me mesatare të lartë, kanë bërë ankesë zyrtare në universitetin e Durrësit, të cilët nuk janë në listën fituese të Ministrisë së Arsimit për të ndjekur studimet në degën që ata dëshirojnë.

Ankesat do të përcillen në instancat përkatëse, ndërsa për të gjithë maturantët dhe studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, për procedurat e regjistrimit dhe mundësive për të kapur degën që dëshirojnë flet për “DurrësLajm” Rozi Arapi, shefe e informacionit në këtë universitet.

Maturantët në datën 13 duhet të bëjnë regjistrimin, ndërsa ata që nuk janë shpallur fitues kanë mundësinë e dytë dhe të tretë për regjistrim, pas kuotave që mbeten bosh.

Ndjekim prononcimin.

K.H.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: