Sherr në spital, gruaja shan keq mjekun (VIDEO +18)

11/01/2016 - 14:42

Rastet e sherreve në ambientet spitalore mes doktorëve dhe qytetarëve po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Rasti i fundit vjen nga një prej spitaleve të Tiranës, ku sherri mes një gruaje dhe një doktori, ka degjeneruar deri në përdorimin e fjalëve banale dhe aspak të hijshme për një femër.

Në videon e publikuar nga “Jeta osh qef”, shfaqet një grua dhe i kërkon doktorit të vizitojë familjarin e saj. Por në momentin që mjeku i thotë se pacienti mban erë alkool, ajo shpërthen me një gjuhë të padenjë duke e fyer doktorin dhe duke i thënë se pacienti është me tension. Siç duket dhe nga pamjet, salloni është i mbushur plot me njerëz, të cilët janë të gjithë të detyruar të dëgjojnë debatin banal.

 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

DurresLajm WEBTV