Vrasja e Ismaelit, babai i autorit nga Shijaku: Kërkoj falje!

23/07/2015 - 19:33

23korrik 2015 – Igli Meta, autori kryesor i krimit ndaj 17-vjeçarit shqiptar Ismael Luli, është nga Shijaku me origjinë.

I ati i tij, Artur Meta, duke lotuar për këtë që ka ndodhur, i drejtohet familjes së viktimës dhe gjithë Italisë me fjalët: Kërkoj falje! “Igli nuk e ka bërë këtë. Nuk e besoj dot. Ai është djalë i mbarë. I kërkoj të gjithëve falje”, thotë ai për Tgcom. Pyetjes së gazetarit nëse do të shkojë t’i kërkojë falje nënës së Ismaelit, Artur Meta përgjigjet: Nuk di se çfarë do të bëj. Më vjen turp.

Gjatë ditës, i njëjti kanal komunikoi me nënën e viktimës, Debora. E tronditur ajo thotë se nuk e beson që i biri nuk jeton më. Motrës së vogël, vetëm 4 vjeçe, nuk ka mundur t’i tregojë që i vëllai nuk do ta shohë më.

Ndërkohë ajo thotë se nuk i shkon mendja dhe nuk është momenti që të pranojë falje për ata që i morën jetën të birit. “Si mund të thotë se më shpëtoi situata nga dora? Kur më mori jetën e tim biri”, shprehet ajo e pikëlluar. Gruaja tregon se i biri i kishte thënë se kishte të dashur, një vajzë me emrin Xhulia dhe se shumë shpejt do t’ia prezantonte.

Igli Meta u arrestua si autor i krimit për xhelozi te Ismael Lulit, në bashkëpunim me Marjo Memën.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: